Koja : Nuk kam dyshuar se kolegët tanë nga ODIHR do të mbesin të përkushtuar për ta vazhduar monitoringun zgjedhor në Maqedoninë e Veriut


ODIHR shumë herë deri tani i ka vëzhguar zgjedhjet në këtë vend dhe aspak nuk dyshojmë se kolegët tanë nga Varshava do të mbesin të përkushtuar ta vazhdojnë monitoringun zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Këtë në intervistë për MIA-n e porositi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja, i cili u përgjigj në pyetjen nëse ODIHR është e gatshme të vazhdojë me misionin e paralajmëruar, prejse në fillim të muajit mars në konferencë për shtyp e kumtuan misionin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhej të mbahen më 12 prill, por u anuluan për shkak të pandemisë së Kovid-19.

Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) më 3 mars mbajti konferencë shtypi në të cilën paralajmëroi se me 250 vëzhgues afatshkurtër në ditën e zgjedhjeve, por edhe me përfaqësuesit e asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe Këshillin e Evropës, si dhe vëzhguesit e tij afatgjatë do ta vëzhgojë votimin, i cili u anulua për shkak të asaj që vendi tani përballet me pandeminë.

ODIHR në vend deri tani ka vëzhguar 18 zgjedhje, ndërsa kur ta kryejë misionin etijj të 19-të ende është e pasigurt duke e marrë parasysh gjendjen me koronavoirusin dhe pasigurinë se kur mund të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Ambasadori Koja në intervistë për MIA-n ka folur për atë se si misioni i OSBE-së ballafaqohet me epideminë e Kovid-19.

Thotë kufizimet të cilat dolën nga gjendja me koronavirusin kanë ndikim mbi të gjithë, por ajo është më e shprehur te disa grupe të qytetarëve. Mes më të rrezikuarve janë gratë, fëmijët, personat me pengesa, personat e margjinalizuar dhe shpërngulës.

Në intervistën e cila tërësisht do të publikohet nesër, E cila flet për donacionet, të cilat Misioni i OSBE-së i ka shpërndarë për popullatën, punonjësit shëndetësor, gazetarët dhe thekson se misioni për momentin punon edhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për donacion të pakove ushqimore dhe distribuim deri te viktimat e regjistruar të dhunës familjare, të cilët janë mes kategorive më të rrezikuar në shoqëri gjatë gjendjes së krizës.

Koja theksoi se kufizimet e lëvizjes në nivel global kanë kontribuuar për rritje të dhunës familjare, për shkak të së cilës Misioni i OSBE-së, së bashku me MPPS-në dhe Rrjetin nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare punojnë së bashku gjatë ballafaqimit me këtë sfidë.

Baby Boo