Ilire Dauti: Maqedonia e Veriut e fundit në rajon me vetëm 0.2% nga buxheti për luftën kundër pandemisë


Aleanca për Shqiptarët sot përmes një konference për media i është drejtuar opinionit në ditën e 1 majit për të folur për papunsinë, pasojat e krizës me pandeminë dhe masat qeveritare.

Zëdhënësja e ASH-së dhe përfaqësuesja e departamentit për çêshtje ekonomike, Ilire Dauti theksoi se 17.3% e personave nuk gëzojnë të drejtat minimale për një vend pune.

“Në RMV, 17.3% apo 166 363 persona nuk gëzojnë as të drejtën minimale për të pasur një vend pune, ndërsa një tregues tjetër shqetësues I tregut të punës është rritja e popullsisë pasive nga viti 2010 deri në fundin e vitit 2019, numri i të cilëve ka arritur në 716 832 persona jo aktiv të cilët janë të aftë për punë por, që nuk kërkojnë punë, e kjo edhe për shkak se shumë institucione të shtetit janë zhveshur nga funksionet e veta e këtu nuk bën përjashtim as Agjencia për Punësim.

Pandemia “Covid 19” ka shkaktuar kaos edhe më të madh në aspektin e papunësisë në vend, ndërsa masat e reja të qeverisë që arsyetojnë largimin nga puna në këtë gjendje krize, do të kenë ndikim mbi rritjen e numrit të të larguarve nga puna, në ndërkohë që papunësia në sektorin privat ka arritur 40%. Derisa qeveria qahet se buxheti shtetëror nuk ka para të mjaftueshme dhe nga i cili ka ndarë vetëm 0.2% për menaxhim me krizën, po kjo qeveri për darkat dhe drekat e veta dhe të funksionarëve të saj pikërisht në kohë të virusit ka ndarë nga buxheti shtetëror më shumë se 60 mijë euro! Ky skandal tregon qartazi se qeveria ka për qëllim të ngop barkun e vet, derisa len të uritur mijëra të tjerë.

Deri tani çdo masë e qeverisë aspak nuk i ka ndihmuar qytetarët, e as nuk i ka bërë të ndjehen më të sigurt, ndërsa nga ana tjetër shteti vazhdimisht futet në kredi me çka rrezikon borxhi publik të jetë më i larti në 10 vitet e fundit”, tha Ilire Dauti.

Baby Boo