Ja sa miliardë dollarë humbin miliarderët rusë këtë vit

Pasuria e miliarderëve rusë ka rënë me $33 miliardë këtë vit, dhe përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë do ti çojë në rënie edhe më të madhe të pasurisë. Vlera totale e pasurisë së 23 miliarderëve rusë tani është $342 miliardë, krahasuar me $375 miliardë në fund të vitit të kaluar dhe është ende duke rënë, raportoi Bloomberg.

Genadi Timchenko kryeson listën e miliarderëve, pasuria e të cilëve është tkurrur, kështu që gjendja e tij financiare është pothuajse një e treta më e ulët se 1 janari, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, listës së 500 njerëzve më të pasur në botë.

Timchenko, 69 vjeç, djali i një ish-oficeri ushtarak sovjetik i cili u takua dhe u miqësua me Vladimir Putin në fillim të viteve 1990, tani ka një pasuri prej rreth $15 miliardë dhe ka fituar pjesën më të madhe të parave të tij nga një aksion në prodhuesin rus të gazit Novatek.
Një tjetër aksioner i Novatek, Leonid Mickelson, është “më i dobët” me $6.4 miliardë dhe CEO i Lukoil Vagit Alekperov humbi $3.5 miliardë, ndërsa aksionet e kompanisë ranë 19 %. /Ebblive.com/