Ilir Meta fton shqiptarët e Maqedonisë të mbështesin referendumin


Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë për “Albanian Daily Neës” duke folur për Maqedoninë ka theksuar se marrëveshja e arritur mes Shkupit dhe Athinës për emrin hap një perspektivë të re drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe integrimit në BE si dhe ndikon drejtpërdrejt në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Meta ka shtuar se faktori politik shqiptar në Maqedoni ka një rol të pazëvendësueshëm si në procesin e ndryshimeve të brendshme e kohezionit politik e social ashtu edhe në procesin euroatlantik të Maqedonisë. “Ndaj besoj e njëkohësisht u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë që të marrin pjesë në referendumin e datës 30 shtator dhe të votojnë pro marrëveshjes, për të çelur një kapitull të ri jo vetëm në dobi të integrimit të Maqedonisë, por edhe në të mirë të ardhmes së tyre në këtë vend.” – ka deklaruar presidenti shqiptar Meta./Pacensure

Baby Boo