Ilir Hasani largohet nga Ministria e Shëndetësisë, ja kush do të jetë në vend të tij


BDI nuk do të përfaqësohet më në Ministrinë e Shëndetësisë.
Me largimin e Ilir Hasanit, i cili paraprakisht kishte dhënë dorëheqje si akt përgjegjësie morale për tragjedinë e 8 shtatorit në Tetovë, BDI largohet tërësisht nga dikasteri i Shëndetësisë.
Në vend të Hasanit, për zëvendësministër të Shëndetësisë është propozuar të jetë Vlladimir Rendevski, kuadër i LSDM-së.

“Ai është docent i kirurgjisë dhe neurokirurgjisë në katedrën e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup. Kirurg i dëshmuar në Klinikën Universitare për Neurokirurgji, i cili ka publikuar mbi 70 punime shkencore”, qëndron në njoftimin e LSDM-së.

Ky propozim doli nga Kryesia qendrore e LSDM-së, parti e cila para formimit të Qeverisë së re, udhëhiqte postin e ministrit të Shëndetësisë me Venko Filipçe, por lëshoi këtë post për t’ia lënë vendin Bekim Salit, kuadër i Alternativës, e cila nga opozita kaloi në qeveri.

Baby Boo