Zgjedhjet e lokale, përditësohet gjendja e listës zgjedhore


Për dhjetë ditë, Lista e Votuesve do t’u prezantohet qytetarëve. KSHZ-ja ka njoftuar se nga 21 gushti deri më 9 shtator, publiku do të jetë në gjendje të kontrollojë statusin e të dhënave të reja të votuesve me të drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ne e kontrolluam Listën e Votuesve, i cili sipas faqes së internetit të KSHZ-së u përditësua për herë të fundit më 1 maj të këtij viti. Kemi futur emra për të cilët kemi shkruar tashmë në të kaluarën se ata kanë të drejtë të votojnë, ndërsa janë votues të kontestuar.

Në Listë ende figuron votues me identitet të vjedhur. Vladmir Varelov, edhe pas disa cikleve zgjedhore, ende voton në Kisela Vodë të Shkupit, edhe pse është vërtetuar se identiteti i tij është vjedhur nga Goran Grujevski, ish -kreyeshef i DSK-së. Grujevski nuk është në Listën e Votuesve në rrugën ku është regjistruar për herë të fundit, por ai mund të votojë si Vladimir Varelov, i cili ishte kolegu i tij në ish DSK-në. Pyetëm në KSHZ për lëshimet, por edhe për faktin se Varelovi i rremë nuk është hequr nga Lista e Votuesve prej vitesh. Ata u përgjigjën:

Komisioni Shtetëror Zgjedhor
“Ministria e Brendshme i dorëzon këto të dhëna në KSHZ katër herë në vit, si dhe pas shpalljes së zgjedhjeve. Kompetenca e KSHZ -së është t’i shpërndajë ato të dhëna sipas vendvotimeve. Pyetja që bëni varet nga zbatimi i procedurave të tjera ligjore para gjykatave dhe institucioneve të tjera kompetente, të cilat lidhen me anulimin e dokumenteve personale, numrat personal dhe identitetin”

Tre ditë më parë, Ministria e Brendshme tregoi se i kishte dorëzuar Komisionit Shtetëror Zgjedhor të dhëna për të gjithë qytetarët, ose një listë të re të përditësuar, përfshirë gjurmët e gishtërinjve, për të përdorur pajisjen finger print e cila menjëherë në qendrën e votimit konfirmon identitetin e votuesit. Tenderin për leximin e të dhënave e fitoi kompania gjermane “Dermolog”. Nga 21 gushti, shqyrtimi i Listës së Votuesve do të tregojë, nëse Ministria e Brendshme ka hequr personat si Vladmir Varelov, identiteti i të cilëve është vjedhur, por përskaj kësaj, figuronte si votues.

Baby Boo