Ilir Demiri: Fëmijët të vaksinohen, më pas të shkojnë në çerdhe


Arritja më e madhe e sistemit shëndetësor është vaksinimi, ndaj kërkoj që të gjithë t’i qasen vaksinimit të fëmijëve të tyre. Të gjithë fëmijët fillimisht duhet të vaksinohen, e më pas të shkojnë në çerdhe – thotë ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri.

Ministri i Shëndetësisë, dr. Ilir Demiri, në pyetjen e një gazetari për situatën e kollës së keqe, theksoi se vaksinimi është arritja më e madhe e sistemit shëndetësor dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht prindërve, që të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Baby Boo