Erdogan dërgon ushtrinë në Azerbajxhan


Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i kërkoi parlamentit sot leje për të dërguar ushtrinë në Azerbajxhan.
Ushtria turke duhet të marrë pjesë në misionin vëzhgues të armëpushimit ruso-turk në Nagorno-Karabak.
Në një kërkesë për parlamentin, Erdogan kërkoi miratimin për të dërguar trupa për të krijuar një “qendër koordinimi” me Rusinë për të monitoruar respektimin e ar*mëpushimit.

Trupat e dërguar nga Turqia, një vend që mbështet Azerbajxhanin, “do të marrin pjesë në aktivitetet e qendrës së koordinimit që do të krijohet me Rusinë” dhe “do të sigurojnë respektimin e ar*mëpushimit”, thuhej në kërkesë.
Ky autorizim i vendosjes, i cili duhet të jetë vetëm një formalitet, do të jetë i vlefshëm për një periudhë prej një viti dhe numri i ushtarëve të vendosur do të përcaktohet nga Erdogan.

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruan një marrëveshje nën kujdesin e Rusisë javën e kaluar, e cila i dha fund kon*flikteve me javë në Nagorno-Karabak, një rajon i shkëputur i Azerbajxhanit.
Në mënyrë që të monitorojë respektin për ar*mëpushimin, Moska ka filluar vendosjen e “paqeruajtësve” të saj në ditët e fundit.

Megjithëse Turqia nuk përmendet në marrëveshje, Ankara menjëherë njoftoi se trupat e saj do të merrnin pjesë në qendrën e koordinimit.
Zyrtarët turq dhe rus diskutuan të premten dhe të shtunën në Ankara modalitetet e funksionimit të qendrës, data e hapjes dhe vendndodhja e të cilave nuk janë njoftuar.

Baby Boo