Igballe Huduti krahason veten me Majlinda Kelmendin: Jemi kampion në diçka


Igballe Huduti nga Insituti kërkimor “Naim Frashëri”, ishte sot e ftuar në emisionin Frontal me Arsim Lanin. Huduti foli për përballjen me drejtësinë pas akuzave për nxitje në terr*orizëm.

Ajo tha se e ndien veten mirë për të arriturat e saj.
Madje ajo veten e krahasoi edhe me Majlinda Kelmendin.

“E kam marr medaljen e artë sikur Majlinda në xhudo. Jemi kampion në diçka, unë jam mësuese e Kuranit”, ka thënë ajo. Huduti ka pranuar kohë pas kohe se është kërcënuar nga grupe të ndryshme qoftë për shkak të qëndrimeve të saj ashtu edhe për urimet që ka bërë ajo për nder të festave të tjera.

Baby Boo