Identifikohen 3 të rinjtë që dogjën makinën e Kozakut. Ja personi që pagoi 1500 euro!


Janë identifikuar autorët të cilët i dogjën automjetin personazhit të njohur në TikTok, Kozakut.

Policia ka arrestuar shtetasit D. L., 40 vjeç, dhe M. L., 18 vjeç dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, E. N., 24 vjeç.

Mësohet se tre të rinjtë janë paguar nga shtetasi me iniciale K.A me shumën 1500€ për t’i vënë zjarrin automjetit.

“Dogjën një automjet, kundrejt një shume parash, identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Njëri prej tyre, i arrestuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, si dhe një 37-vjeçar që porositi djegien e automjetit. Sekuestrohen veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, dhe automjeti me të cilin janë larguar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.12.2023, ku në Allias, është djegur automjeti i shtetasit K. B., kanë thelluar veprimet hetimore, për sqarimin e rrethanave dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar. Në lidhje me këtë rast u bë dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy prej autorëve të dyshuar, shtetasve D. L., 40 vjeç, dhe M. L., 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. N., 24 vjeç, banues në Vlorë, dhe porositësi i djegies së automjetit, shtetasi K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. A., ka paguar shumën 1500€ për të djegur automjetin e shtetasit K. B., ndërsa dy të arrestuarit, së bashku me shtetasin E. N., kanë siguruar kushtet, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur automjetin. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. L., është arrestuar dhe më parë, për të njëjtën veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe automjeti me të cilin janë larguar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Baby Boo