I vdiq nëna derisa ishte në koncert, Ramë Lahaj vjen me njoftimin e fundit


Ramë Lahaj njofton për va*rrimin e nënës dhe falënderon dashamirët për ngushëllimet. Të shtunën e djeshme ( 7 gusht) u dha lajmi i hidhur se ka ndërruar jetë nëna e Ramë Lahajt. Lajmin e ka konfirmuar vet tenori derisa ishte në skenë për të performuar pasi prej kohësh po përgatitej për një koncert në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Lahaj u detyrua të ndërpriste evenimentin e ta përfundonte më herët koncertin.
Së fundi, ai ka postuar një fotografi në Instagram krahë nënës dhe ka njoftuar se kur do të varr*oset e ndjera.
“Miq, shokë e dashamir, nanen Hale e varr*osim sot më 8 gusht 2021 në va*rrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00!”

Ai tutje ka falenderuar familjarët, miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet dhe kujdesin që e kanë treguar në këtë kohë për të.
“Ju falëmnderit për ngushëllimet dhe kujdesin. Familja Lahaj
Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”.
Kujtojmë se, e ëma e tenorit prej vitesh vuante nga një sëmundje dhe ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare.

https://www.instagram.com/p/CSTbNLLoJLV/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4d995da4-fab8-45b4-8781-04476183e87a

Baby Boo