I RIU DURRSAK RREH KEQ TË MOTRËN, 28 VJEÇARJA SHKON NË POLICI


Një 23 vjeçar nga Durrësi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht motrën e tij, 28 vjeçare.

Mësohet se shkak janë bërë motivet e dobëta (ato familjare). Debati ka agravuar deri në dhunë, sipas bluve të qytetit ndaj edhe 28 vjeçarja ka marrë vendimin e denoncimit.

“Më datë 06.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen R. G., vjeçe 28, banuese në Durrës, pasi vëllai, shtetasi S. G., vjeç 23, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”,- njofton policia.

Baby Boo