I punësuari në postë vjedh 200.000 euro, kur e hetojnë kryen vetëvrasje


Banorët e fshatit Zlletovcë të Shtipit kanë mbetur me llogari bosh dhe pa llogari kursimi. Numri i njerëzve të mashtruar po rritet çdo ditë. Sipas vendasve të cilët sot folën para kamerës së televizionit Telma nga llogaritë e tyre një ish i punësuar në postën e Maqedonase ka arritur të vjedhë një shumë të madhe parash që duheshte ti vëndojë në llogaritë e kursimeve të qytetarëve.

 Sipas përllogaritjeve dëmi i shkaktuar arrin shumën e 200,000 euro. Shumica e tyre janë pensionistë, të cilët, siç thonë ata po kursenin para që të mos ishin barrë e fëmijëve.

  Skandali u zbulua në fillim të muajit, kur një pensionist në vend të marrjes së parave nga zyra e postës në Zletovocë u ndal në sportelet e Shtipit, por atij iu tha se llogaria nuk ka 5.000 euro, siç pretendonte ai. Zyrtari postar u pezullua, por pasi rasti filloi të zbardhet më 6 korrik të këtij viti, ai kreu vetëvrasje.

 Pensionistët e këtij fshati çdo ditë enden nëpër zyrat e postës së Shtipit por ende nuk kanë zgjidhje.Pa Censurë

Baby Boo