I punësuari i parë me sindromën Down në Qytetin e Shkupit

Në Qytetin e Shkupit për herë të parë është punësuar personi me sindromin Daun. Aleksandar Matovski – CAKO do të angazhohet në sektorin për çështje sociale dhe mbrojtje shëndetësore dhe arsimore të fëmijëve. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, deklaroi se ndjehet krenar që merr pjesë në heqjen e paragjykimeve dhe stereotipeve për këtë kategori të qytetarëve. Ndërsa Cako i bindur për kontributin që ai do të japë, apeloi tek prindërit e tjerë që të mbështesin fëmijët e tyre me nevoja të posaçme.

Baby Boo

Kolegu ynë i ri është person me sindromin ‘Dawn’, me arsim të lartë, ambicioz dhe i gatshëm për sfida. I gatshëm të dëshmojë se edhe personat me çfarëdo lloj pengese munden në mënyrë të barabartë të marrin pjesë në proceset shoqërore dhe të kujdesen për bashkësinë- deklaroi Petre Shilegov.

Mendoj se duhet të kontribuohet për fëmijët, për mbrojtjen e tyre, për avancimin e zhvillimit të tyre, posaçërisht tek personat me nevoja të posaçme. Në këtë fushë kamë përvojë të mjaftueshme. Apeloj deri tek të gjithë prindërit, nuk ka nevojë të turpërohen, le ti mbështesin fëmijët e tyre edhe sikur të gabojnë sepse nga gabimet mësohet- tha Aleksandar Matovski.

Restorant Lumare