Alispahiç për ngjarjet e sotme: Deri kur kështu?


Pas ngjarjeve të sotme, se a do të paraqitet ose jo vr*asësi i Almir Aliut në bu*rg, Boban Iliçi ka reaguar avokati i familjarëve të Almirit, Asmir Alispahiç.

Ai duke shpërndarë informacionin se edhe Boban Iliçi duhet të paraqitet në bu*rg, ka pyetur:
“Deri kur kështu? Çfarë nëse nuk do të reagonte publiku?”.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi në fillim u tha se Boban Iliçit i ishte shtyrë mbajtja e dë*nimit për 3 muaj, ndërkaq e njëjta nuk ndodhi edhe me familjarët e Almir Aliut për të cilët u refuzua ankesa dhe u tha se do të duhet të paraqiten me bu*rg.
Por, pas gjithë kësaj u tha se edhe Iliçi duhet të paraqitet në b*urg, pasi Prokuroria është ankuar ndaj vendimit paraprak të Gjykatës Themelore të Kumanovës.

Baby Boo