I premtoi se do ti hapte kompani në Dubai duke i marrë 11 mijë euro, mashtrohet tetovari nga një person nga Shqipëria


Një pesëdhjetë e shtatë vjeçar, banor i një fshati të Tetovës, dje (28-mars) në ora 14:40 në SPB-Tetovë ka raportuar se 58-vjeçari M.M. nga Republika e Shqipërisë gjatë muajit të fundit i kishte premtuar atij dhe një personi tjetër se do të hapë një kompani në Dubai dhe në këmbim në tre raste i kanë paguar gjithsej 11 mijë euro, por as kompania nuk është hapur dhe as paratë nuk janë kthyer, kështu që e kuptuan se kishin qenë të mashtruar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Baby Boo