Irfan Asani nuk pajtohet me shkarkimin që i bëri Zoran Zaev: M’u ofrua drejtori tjetër, por s’jam karrierist të vrapoj nga drejtoria, në drejtori


Drejtori i NP Hekurudhat e Maqedonisë dhe infrstruktura, Irfan Asani nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë që ai të shkakrohet nga detyra. Në mesin e 50 drejtorëve të cilët i kapi Fshesa është edhe Asani, por ky i fundit thotë se për të duhet të vendos Këshilli drejtues i ndërmarrjes përkatëse dhe jo Zaev. AI thotë se nuk ka arsye që të shkarkohet. Sic u shpreh Qeveria i ka ofruar pozitë tjetër por ai nuk ka pranuar.

“Nuk jam personalisht karrierist i sëmur siç janë një numër i madh i njerëzve që nuk din të përfundojnë me mandatet që marrin një pas një dhe është shumë e thjeshtë ajo që unë them se nëse nuk jam i mirë për të bërë një punë nuk mund të jem i mirë për të bërë një punë tjetër e konsideroj se e gjithë kjo është një mashtrim edhe për ato që do të bëhen atje edhe për tjerët që pranojnë të hynë kështu në fakt në kombinime tjera”, deklaroi Irfan Asani Drejtor i NP “Hekurudhat e Maqedonisë”.

Baby Boo