I plagosur vdes në hyrje të Qendrës Klinike


Një burrë rreth moshës 55-vjeçare ka vdekur në hyrje të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Informacionet e para jozyrtare nga policia thonë se gjithçka ka nisur si zënkë familjare mes babait dhe të birit, deri sa ky i fundit e ka goditur babain me thikë.

Duke qenë se kanë jetuar afër Qendrës Klinike, viktima vetë është nisur për të kërkuar ndihmë mjekësore ku edhe ka ndërruar jetë në hyrjen kryesore të qendrës spitalore, treguan për TV21 burime jozyrtare nga policia. Mësohet se sulmuesi është arrestuar.

Zyrtarisht Ministria e Punëve të Brendshme nesër do të dalë me informacione më të hollësishme ndërsa për momentin janë duke e hetuar rastin

Baby Boo