I pari i Kumanovës vë në dyshim testet!


Menjëherë pas publikimit të lajmeve rreth kryetarit të Kumanovës, në opinion kanë filluar të qarkullojnë zëra se sa mund t’iu besojmë testeve për virusin korona në vend.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, një ditë pasi priti në takim një delegacion të Qeverisë, në krye me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski, rezultoi pozitiv në testin për virusin korona. Ai në profilin e tij, zyrtar në Facebook, lajmëroi se është infektuar me virusin korona duke nënvizuar se tani i mora rezultatet më të reja për personat pozitiv në Kumanovë, ku gjithsej 40 bashkëqytetar të mi, përfshirë dhe mua kemi rezultuar pozitiv me virusin korona. Por me të bërë testin e dytë për virusin korona, kryetari i Kumanovës ka rezultuar negativ. Menjëherë pas publikimit të lajmit të kryetarit të Kumanovës, në opinion kanë rezultuar zëra se sa mund t’iu besojmë testeve për virusin korona në vend. Në anën tjetër, kryetari i Kumanovës në një intervistë, së fundmi ka akuzuar Shtabin e Krizës, i cili udhëhiqet nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tij, bëhet fjalë për rast të montuar dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore të nevojshme. Ai ka shtuar se kjo nuk është një betejë politike, por se kanë qëndrime të kundërta mes Shtabit Komunal dhe Shtabit të Përgjithshëm.

“Janë shkelur ligjet dhe të drejtat e njeriut duke e përfshirë këtu publikimin e të dhënave personale”, ka përfunduar ai.

Autoritetet shtetërore thonë se testet janë të cilësisë së lartë dhe nuk ka vend për dyshime.
Sipas statistikave, zyrtare deri më tani në të gjithë botën janë të infektuar afër dy milionë persona me virusin korona. Ndërkohë, kompanitë farmaceutike ofrojnë teste të shpejta për virusin korona. Testet ofrohen madje me një çmim mjaft të ulët, rreth 30 deri 40 euro. Sipas prodhuesve, ata brenda një kohe shumë të shkurtër kanë shitur tashmë qindra-mijëra teste të tilla. Në anën tjetër, disa mjek thonë edhe pse nuk kemi teste 100 për qind të sigurta, është e preferueshme që të mos përdoren këto teste të shpejta, sepse janë me cilësi shumë më të dobët. Problemi i testeve të tilla është se organizmi zhvillon antitrupa zakonisht vetëm një deri në dy javë pasi të jetë infektuar. Pra në fazën fillestare të infeksionit, këtyre testeve nuk mund t’u besohet. Po ashtu rezultati i testit mund të dalë pozitiv edhe në rast se dikush ka pasur një infeksion krejtësisht të ndryshëm. Dhe një gjë e tillë mund të ketë pasoja të rënda, nëse njerëzit besojnë se janë imunë dhe nuk kanë më nevojë për t’u mbrojtur. (koha.mk)

Baby Boo