I pamjaftueshëm numri i zjarrfikësve


Ngjarja e fundit me vdekjen e zjarrfikësit Goran Janevski i cili gjatë intervenimit për shuarjen e flakëve në komunën e Gazi Babës ndërroi jetë, ka tronditur jo vetëm familjarët por edhe kolegët e tij, shkruan gazeta KOHA. Intervenimi kirurgjik paraprak dhe sëmundja kronike nga e cila kishte vuajtur zjarrfikësi i ndjerë Janevski, mendohet se e kanë komplikuar edhe më shumë gjendjen e tij shëndetësore gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit, si pasojë e të i cilës ai ndërroi jetë.

Komandanti i togut të zjarrfikësve, Bashkim Miftari për gazetën Koha kishte deklaruar se është tepër i revoltuar me statusin e tyre dhe pozitën në të cilën gjendet për momentin njësia e zjarrfikësve. Zjarrfikësit ndjehen të revoltuar dhe shprehen se gjithnjë luten të mos ndodhin më shumë se dy zjarre sepse gjendja mund të shndërrohet në kaos të plotë.

Zjarrfikësit në qytetin e Shkupit përveç problemeve tjera si mungesa e pajisjeve në punë, siguria në punë dhe të tjera, po përballen edhe me mungesë të pamjaftueshme të stafit për punë.

Për momentin në territorin e Shkupit janë të angazhuar rreth 180 zjarrfikës, prej të cilëve mbi 20 janë me probleme shëndetësor kronike, të cilët nuk duhet të lejohet që të marrin pjesë në intervenime. Qyteti i Shkupit ka nevojë për rritjen e kapacitetit të punësuarve, për më shumë se 330 të punësuar si zjarrfikës.

Për këtë problematikë kryetari i Shkupit Petar Shilegov, theksoi se që nga viti 2015 Brigada e zjarrfikësve të Shkupit është ulur në mënyrë drastike si nga ana e numrit të punësuarve por edhe nga ana e investimeve. Shilegov shtoi se qyteti i Shkupit është në bisedime me Ministrinë e Financave dhe Ministrin për Punë të Brendshme që më tutje të bëhet listë për pranimin e një numri të caktuar të zjarrfikësve, përmirësimin e kushteve dhe furnizimin me pajisje të reja. Ndërsa në pritje të pensionit për vitin e ardhshëm janë me shumë se 20 zjarrfikës të punësuar dhe për këtë arsye kryetari i Shkupit vlerëson se duhet të merren masa më të shpejta që të mos vijë deri tek gjendja alarmante për mungesë të zjarrfikësve.

“Jemi duke punuar për diçka e cila për më shumë se një dekadë ka qenë e lënë pas dore. Punojmë në strategji serioze në të gjitha aspektet, ndërsa jemi në bashkëpunim për të pranuar një numër të caktuar të zjarrfikësve sepse që nga viti 2005 askush nuk ka punësuar zjarrfikës. Sa i përket të sëmurëve besoj që shumë shpejt to të kemi të kemi zgjidhje konkrete, do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë”, tha Shilegov.

Mes të tjerash Shilegov theksoi se janë duke punuar në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe strategjinë e re për mbeturinat komunale.

Baby Boo