Zgjedhje lokale 2021, ja kush do të votojnë të parët


Zgjedhjet e shtata lokale në vend do të mbahen të dielën, ndërsa nesër votojnë të sëmurit dhe të pafuqishmit, personat me Kovid-19 dhe ata në vetizolim, të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e pleqve dhe personat e zhvendosur brenda vendit.

Komisionet Komunale Zgjedhore i pranuan kërkesat e 7921 personave të sëmurë ose të pafuqishëm për të votuar në shtëpitë e tyre, si dhe të 476 personave në izolim ose karantinë në shtëpi për shkak të Kovid -19, informojnë nga KSHZ.

Votimi tek të sëmurët dhe personat e pafuqishëm do të bëhet nga anëtarët e këshillave zgjedhorë ku ata janë regjistruar duke vizituar shtëpitë e tyre, ndërsa për personat me Kovid 19 dhe të izoluar votimi do të bëhet nga borde të veçanta zgjedhore të përbëra nga punonjësit shëndetësorë.

Një ditë para mbajtjes zyrtare të Zgjedhjeve lokale votojnë të burgosurit, personat në shtëpitë e pleqve dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Sipas informacioneve nga certifikatat e veçanta nga Lista zgjedhore, në burgje nesër do të votojnë 1899 persona, në shtëpitë e pleqve 351, ndërsa të drejtë vote kanë gjashtë persona të zhvendosur brenda vendit.

Për herë të parë në këto zgjedhje do të zbatohen pajisje për identifikimin biometrik të votuesve me shenja nga gishtat, por për personat që do të votojnë nesër, këto pajisje nuk do të zbatohen. Ata do të votojnë si më parë duke përdorur një llambë UV, për kontrolluar nëse kanë votuar dhe spërkatës pa ngjyrë, i cili me kontroll të llambës UV tregon nëse personi ka votuar apo jo.
Rezultatet nga votimi i këtyre personave do të bëhen të ditura ditën e diel.

Baby Boo