I moshuari përplaset nga makina në Tetovë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 19:10 është raportuar se në rrugën “Ilindenska”, makina e tipit “Pezho” ka goditur 73-vjeçarin S.I. nga Tetova, ndërkaq shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, përcjell Alsat. Nga MPB theksojnë se gjatë kontrollit në Klinikën e Tetovës, të moshuarit i janë konstatuar lëndime serioze.

Baby Boo