I moshuari nga Podujeva viktima e radhës e COVID-19


Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka njoftuar se ka vdekur një banor i kësaj komunë, i cili ishte i prekur me COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rudari ka bërë me dije se viktima është nga fshati Llaushë, derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.

“Ekipi i Shtabit Lokal Emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, ka shkruar Rudari.

Ndryshe, nga konfirmimi i rasteve të para më 13 mars e deri sot, janë konfirmuar 3 mijë e 508 raste me këtë sëmundje, me gjithsej 76 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Gazeta Express

Baby Boo