NASA zbulon ndryshimin dramatik që coronavirus ka sjellë në Kinë


Pamje e sateliteve tregojnë rënie dramatik të niveli të ndotjes mbi Kinë. E gjitha duket se është si rezultat i uljes së ritmit të ekonomisë ndërsa vendi përballet me coronavirusin, thotë agjencia amerikane e hapësirë, NASA.

Hartat e saj tregojnë rënie të nivelit të dyoksidit të karbonit këtë vit. E gjitha është rezultat i uljes së aktivitetit në fabrikat kineze pasi prodhuesit kanë ndaluar punën.

Kina ka një numër rekord prej gati 80 mijë persona të infektuar që prej përhapjes së epidemisë së këtij virusi.

Coronavirusi është përhapur në 50 vende të ndryshme, por shumica e rasteve të të infektuarve dhe viktimave janë shënuar në Kinë.

Shkencëtarët e NASA-s thonë se, rënia e gazit të dëmshëm (dyoksidit të karbonit) që kryesisht prodhohet nga industria dhe makinat, fillimisht u vu re në Wuhan, por tashmë është përhapur në të gjithë vendin.

NASA, duke krahasuar fotot e dy muajve të parë të 2019 me të njëjtën periudhë të këtij viti, shihet një ndryshim rrënjësor pas kufizimeve të vendosura për transportin dhe aktivitetin e biznesit.

“Kjo është hera e parë që shoh një rënie kaq dramatike të në një zonë të caktuar”, shprehet Fei Liu, kërkues për kualitetin e ajrit në NASA. Ajo shton se, ka pasur rënie dhe gjatë recesionit në200, por ishte graduale.

Baby Boo