I mituri rri në hotel dhe del pa paguar, kaq është vlera e borxhit


Një i mitur në Prizren është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se në gusht të vitit të kaluar ka qëndruar në një hotel dhe nuk ka paguar për këtë. Sipas pronarit të hotelit dëmi që i është shkaktuar është 1600 euro.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që muaj më parë kishte mashtruar pronarin e hotelit mashkull kosovar duke mos paguar qëndrimin në hotel. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1600 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Baby Boo