Profesori nga Shkupi bullizon me fjalë të ofenduese Labinot Azemin: “Shko rregulloje fytyrën, sikur të ka shkelur traktori në surrat”


Në shumicën e rasteve bullizmi në shoqërinë tonë vjen nga shumë faktorë të ndryshëm. E më të vështirë e bën qasjen e bullizmit kur ai vjen nga persona publik, si mësimdhënës e profesor të ndryshëm.

Kohën e fundit në publik doli Labinot Azemi, djaloshi nga Ferizaji i Kosovës, i cili rrëfeu për bullizmin që i është drejtuar atij për shkak të pamjes. Pas shumë daljeve të ndryshme publike ku filloi edhe një projekt kundër bullizmit në shkolla, fatkeqësisht paska ende persona të cilët nuk e kanë hequr bullizmin nga palca e tyre, shkruan Pa Censurë!

Në një postim të fundit nga Labinot Azemi, vumë re që një profesor që shumica e njohin, i cili ligjëron në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, kishte shkruar një koment mjaft banal dhe joadekuat sa i përket profesionit të profesorit.

“Shko more rregulloje atë fytyrë si me të shkel traktori në surrat”, ishte ky komenti dhe këto fjalë tmerruese nga profesori Isamedin Rogaci.
Pa Censurë u mundua të kontaktojë me udhëheqësinë e gjimnazit “Zef Lush Marku” për të marrë një përgjigje se nëse profesori në fjalë ligjëron ende në këtë shkollë, poashtu për të vënë në dijeni se si një profesor në po të njëjtën shkollë ushtron profesionin e tij në këtë mënyrë duke fyer dhe duke përhapur bullizëm nëpër rrjetet sociale ndaj personave të ndryshëm, si në rrastin konkret ndaj Labinotit.

Nga ana tjetër, Pa Censurë kontaktoi edhe me Labinotin për të parë dhe dëgjuar mendimin e tij, duke qenë se ai për të dytën herë bullizohet nga disa profesorë. Labinoti tha se nuk merret shumë me njerëz të tillë, por më të neveritshme sipas tij e bën fakti që ai ëahtë profesor dhe që edukon breza të ndryshëm.
“Nuk më bezdisin fare komentet e tilla dhe as që faktorizohem nga këto komente. Unë luftoj me bullizmin që 8 muaj me rradhë nëpër shkolla të ndryshme, dhe që sot del një profesor duke thënë fjalë fyese ndaj meje, mendoj se nuk duhet të lihet pas. Nuk më bëri fare përshtypje komenti i tij e as që u ndikova, por ai edukon breza të ndryshëm dhe mendoj se nuk duhet të lihet që ta bëjë një gjë të tillë edhe në jetën reale duke parë faktin që është profesor”, tha Labinoti për Pa Censurë.

Labinoti kërkoi që organet kompentente të merren me rastin në fjalë.
Nga ana tjetër, profsori në fjalë e kishte hequr çdo gjurmë që ka të bëjë me profesionin e tij, në profilin e tij në Facebook./Pa Censurë

Baby Boo