I mituri nga Reçica e vogël arre*stohet nga policia, gjendet mari*uhanë dhe pis*toletë!


Me datë 05.09.2022 në ora 22:00 në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, te kyçja në Grupçin, zyrtarë policorë nga NjP Grupçin kanë privuar nga liria dy të mitur nga Tetova dhe një të mitur nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës.

Gjatë kontrollit të personave dhe automjetit “Seat Ibiza” me targa të regjistrimit të Tetovës, që drejtohej nga i mituri nga Reçica e Madhe, tek njëri i mitur nga Tetova është gjet në posedim marijuanë dhe një pistoletë ,,Woltra Combat” i kalibrit 9mm pa dokumenta si dhe një thërmues.
Personat janë ndaluar në komisariat dhe në prani të prindërve të tyre është zhvilluar një intervistë zyrtare me ta. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.

Baby Boo