I mituri bën kërdi në Tetovë, e vjedh një furgon dhe një skuter gjatë natës


Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (01-tetor) rreth orës 10.30 në rrugën “Jashtvardarit” në Tetovë kanë gjetur një automjet ngarkues “”Mercedes sprinter”” me targa regjistrimi të tetovës që më parë kishte qenë e raportuar si e vjedhur, pronë e personit E.M.(32) nga Reçica e Madhe e Tetovës. Makina dhe produktet që ishin të ngarkuara në të janë marrë nga një i mitur nga Sellarca e Poshtme e Tetovës, i cili dyshohet për përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë rast dhe u kthye tek pronari, kurse personit B.L. (26) nga Tetova, iu kthye një skuter që ishte gjetur gjithashtu në automjetin ngarkues. Janë ndërmarrë masat për të pastruar dhe dokumentuar rastin.

Baby Boo