Filipçe paralajmëron hapjen e kafeneve dhe shkurtimin e orës policore


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për TV Sitel tha se momentalisht nuk përdoren të gjitha kapacitetet për vaksinim dhe se kjo do të ndodhë në fund të muajit me arritjen e vaksinave.

“Kjo tani nuk është kapaciteti ynë maksimal për vaksinim. Dinamika do të ndryshohet me arritjen e 200 mijë vaksinave kineze rreth 28 prillit. Kapaciteti është 10 mijë në ditë, pa sallat sportive që i po i përgatisim në Kumanovë, Shtip, Kavadar, Tetovë, Ohër dhe Manastir”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai tha se gjendja momentalisht po stabilizohet dhe se nuk ka trysni aq shumë nëpër spitale.

“Presim që edhe numri i vdekjeve të ulet. Këtë e thonë edhe indikatorët. Nëse vazhdojnë këto indikatorë do të mund që një pjesë e objekteve hotelerike të hapen dhe të zvogëlohet ora policore”, tha Filipçe.

Baby Boo