I merr jetën gjyshit 78 vjeçar, publikon skenën online


15 vjeçari filmoi skenën duke u hedhur mbi gjyshin e tij në tokë, pasi e kishte trullosur duke i rënë me karrige dhe fshesë me korrent. Pastaj publikoi ato pamje dramatike në statusin e tij në whatsapp.

Sipas asaj që u ndërtua nga ushtarakët, mes djalit me probleme mendore i cili u ishte besuar gjyshit dhe gjyshes ka shpërthyer një sherr. Gjyshja e kishte qortuar që e kalonte gjithë kohën në celular. Mes të dyve ka lindur një sherr, ku ka ndërhyrë gjyshi, në mbrojtje të gruas së tij.

Më pas zemërimi i verbër i 15-vjeçarit, i cili goditi gjyshin fillimisht me karrige, e më pas vazhdoi mbi të moshuarin, duke goditur me fshesë me korrent.

Burri ndërroi jetë mbrëmë në reanimacionin e spitalit të Peskarës, ku ishte shtruar për shkak të plagëve të rënda në fytyrë dhe disa fraktura të brinjëve dhe mesit.

Nipi është nën hetim për vr@sje me dashje. Ai ndodhet i arrestuar, me roje në spitalin e Chietit ku u dërgua nga 118 menjëherë pas faktit.

I riu pasi ka sulmuar gjyshin e tij dhe ka postuar videon në sistemin e mesazheve, është mbyllur në dhomën e tij të gjumit. Ai ka dalë vetëm kur kanë mbërritur karabinierët së bashku me mjekët, të cilët e kanë dërguar menjëherë në spital.

Baby Boo