Gjendet drogë në Tetovë, arrestohet shpërndarësi


Policët e SPB-së Tetovë mbrëmë (26 prill) rreth orës 19:00 e 10 minuta, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, kanë arrestuar 51-vjeçarin tetovar G.G. , pasi që gjatë kontrollit është gjetur më shumë se një kilogram marijuanë. Marihuana është gjet në çantën e shpinës dhe në një objekt aty pranë, e rregulluar në enë të ndryshme dhe qese të ndryshme, si dhe u gjetën zipper qese.

Tetovari G.G. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, të dënueshëm nga neni 215 i Kodit Penal. Me parashtresë përkatëse, sot (27 prill) do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë.

Baby Boo