“I mbijetuari i tetë”, Joveski: “Analizohen listat e udhëtarëve në kufijtë e Bullgarisë dhe RMV-së”


Prokurori Publik, Lubomir Jovevski mbrëmë tha se nga spitali kanë deklaruar se janë shpëtuar 8 persona, dhe se këtë do ta vërtetojnë edhe Prokuroria bullgare, por edhe Prokuroria e Maqedonisë së Veriut.
Ka bërë të ditur, se për të qartësuar dilemën se nëse ekziston i mbijetuari i tetë, është kërkuar informacion nga pikat kufitare se sa udhëtarë kanë hyrë nga Turqia.

“Fillimisht kërkuam informacion se sa persona kanë udhëtuar në katër autobusët, sa janë regjistruar në pikat kufitare në dalje nga Maqedonia, ndërsa prokuroria bullgare po heton se sa pasagjerë kanë hyrë në pikën kufitare me Turqinë”, tha Joveski në ClickPlus.

Ndryshe, Prokuroria Bullgare njoftoi se në mbetjet e autobusit janë gjetur 44 kufoma, ndërsa sipas listës së pasagjerëve, në autobus kanë udhëtuar 52 persona, kurse në spital po trajtohen 7 persona. Hetohet se nëse ka 8 të mbijetuar dhe se kush mund të jetë ai.

Megjithatë mediat bullgare mbrëmë kanë njoftuar se është zbuluar misteri për të “mbijetuarin e tetë”. Sipas tyre, gabimi ka ndodhur në spitalin “Pirogov”.
Përkatësisht, Shadi Nauf al Saleh ka telefonuar në redaksinë e BNT dhe ka shpjeguar se nuk ka lidhje me aksidentin.

“Ai është shtetas bullgar dhe të shtunën është shtruar në repartin e traumës në “Pirogov”, për shkak të frakturës së krahut. Rezulton se në klinikë ai është futur gabimisht në listën e të lënduarve në autostradën “Struma”. Saleh tashmë ka dalë nga spitali”, shkroi BNT.

Baby Boo