ISENI: Libri që dëshmon se kryeministri i sapozgjedhur britanik është me origjinë shqiptare (DOKUMENTE)


Profesori universitar i historisë nga Shkupi, Fati Iseni gjatë hulumtimeve në SHBA ka zbuluar detaje lidhur me origjinën e kryeministrit të sapozgjedhur britanik, Boris Johnson. Ai ka hulumtuar dokumente dhe dëshmi që përshkruajnë origjinën e stërgjyshit të Johnsonit, Ali Kemal, i cili është përshkruar si shqiptar. Kjo dëshmohet edhe në librin “Sorrowful Shores” që e publikon me detaje historiani Fati Iseni.

“Sot me “asistentin” tim Çlirimin, krahas hulumtimeve te tjera në University of Wisconsin, USA, gjetëm edhe librin “Sorrowful Shores” të Ryan Gingeras, i cili flet mjaft edhe për jetën politike të shqiptarëve në Perandorinë Osmane. Në disa raste përmendet edhe stërgjyshi i përfolur ditëve të fundit i kryeminstrit britanez, Boris Johnson. Pa diskutim ai e quan shqiptarë dhe e paraqet si personalitet mjaft aktiv.”, thekson Fati Iseni.
Ditëve të fundit edhe shkrime të tjera të pakonfirmuar kanë dhënë detaje për origjinën e kryeministrit të ri britanik, por duke mos e saktësuar me dokumente dhe hulumtime. Ina

Baby Boo