Ato janë një ndër ushqimet më të preferuara nga shqiptarët, sidomos për fëmijët.
Bëhet fjalë për salçiçet, të cilat konsumohen masivisht jo vetëm në familje por edhe në fast food-e. Mirëpo shumë pak nga ne e dinë se si gatuhen ato.
Ndërsa nga njëra anë salçiçet e paketuara kanë të shkruar një etiketë ku i shkruhen përbërësit, ato të hapurat janë edhe më të rrezikshme pasi ne nuk i dimë përbërësit.
Agroëeb shkruan se në të gjitha rastet, të dhënat e etiketës nuk përfshijnë të gjithë përbërësit e vërtetë.
Madje ai denoncon rastin duke publikuar listën e përbërësve të salçiçeve të zakonshme, me qëllim që konsumatori të kuptojë të paktën se çfarë konsumon.
-Salçiçet kanë në përbërjen e tyre mish, në fakt jo mish si ai që mund të imagjinoni, por pjesët e mbetura të derrit, viçit apo pulës që nuk shiten si mish i freskët. Ky lloj mishi shitet 10 herë më lirë dhe hiqet nga kockat e kafshës me ujë me presion të lartë. Më pas ai shtypet si pastë dhe bashkohet me ujë, kripë, erëza dhe ngjyrues.
-Uji përdoret për të bërë më të butë pastën e mishit.
-Niseshtja është përbërës i të gjitha salçiçeve në treg dhe përdoret për t’ju dhënë atyre volum dhe për të lidhur përbërësit. Në mjaft raste është niseshte patatesh, por edhe drithërash.
-Kripa në një nivel mjaft të lartë, e cila rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe presionit të gjakut si dhe tek fëmijët shfaq obezitetin.
-Qumështi pluhur për t’i shtuar proteina ekstra mishit që nuk ka proteina.
-Nitrat natriumi, i cili gjendet edhe në shumë ushqime të tjera të procesuara dhe është shkaktari kryesor i shfaqjes së tumorit në zorrën e trashë.
-Trifosfate Potasi dhe Natriumi janë kripëra që i japin salçiçeve jetëgjatësi. Nuk dihet sa të sigurta janë por përdoren edhe për jetëgjatësinë e detergjentëve të rrobave si dhe në prodhimin e antifrizës së makinave.