MPB arreston 5 tetovarë, mes tyre 2 fëmije – punonin me drogë


Më datë 27.02.2022 në ora 20:25 në fshatin Neproshten janë arrestuar 5 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

“Nëpunësit policorë të repartit policor Tearcë kanë arrestuar A.S.(58), A.B.(26), Ç.M.(21) dhe dy fëmijë, të gjithë nga fshati Sellcë e Tetovës. Gjatë kontrollit në veturën “Folksvagen golf” me targa të Tetovës, me shofer A.S., kurse të tjerët kanë qenë bashkudhëtarë, është gjetur dhe marrë marihuanë dhe mjete të forta”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.Ata janë mbajtur në stacion policore dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal.

Baby Boo