I dhimbte barku, mjekët gjetën 233 monedha, bateri dhe vida në stomakun e burrit


Mjekët mbetën të hutuar pasi gjetën qindra monedha, gozhdë, bateri dhe copa xhami brenda stomakut të një burri.

Një burrë, çoi vëllain e tij më të vogël me urgjencë në spital pasi ai po ankohej për dhimbje barku. Dhimbjet sa vinin e shtoheshin.

Por kur mjekët kryen një endoskopi me ultratinguj dhe skanime me rreze X, ata u shtangën kur zbuluan 233 sende nga më të ndryshmet në stomakun e 35-vjeçarit.

Koleksioni i çuditshëm përfshinte monedha, bateri, magnete, gozhdë, copa xhami, gurë dhe vida lloj lloj.

Kirurgët i hoqën hekurishtet nga barku i pacientit, i cili e kshte kthyer stomakun e tij si një punishte e vogël skrapi.

Askush nuk ishte në gjendje të shpjegonte se pse i kishte gëlltitur gjithë këto monedha, por një gjë është e sigurt, këtij njeriu nuk është mirë ti lihen çelësat e makinës në dorë.

Baby Boo