I dënuari me burgim të përjetshëm, fëmijët më rrinë pa bukë, jemi tre vëllezër të gjithë në burg!


Pas publikimit të video materialit për familjen Avdiju, ku bashkëshortja e tij bashkë me tre fëmijët kërkonin lëmoshë, pasi deri në fund të muajit ju skadon afati për të qëndruar në hapësirën që u’a ka huazuar familjari i tyre.

Në video materialin e publikuar, shihen pamjet e rënda ku mbijetojnë fëmijët e Shaban Avdijut bashkë më bashkëshorten e tij. Fëmijët e tij thonin se lumturinë e shohin vetëm në ëndërr, teksa djali i vogël që kur ka lindur, nuk e ka parë babin e tij.

Familja jeton në fshatin Merovë, fshat në të cilin janë shpërngulur pothuajse të gjithë banorët, aktualisht ka vetëm pesë shtëpi të banuara.

Shaban Avdija është prindi i katër fëmijëve që po jetojnë në një gjendje të rëndë finansiare, ai është i dënuar me burgim të përjetshëm bashkë me dy vëllezërit e tij njëri, Samir Avdijun 7 vite dënim dhe Faik Avdijun i dënuar me 5 vite burg. Deri tek dënimi ka ardhur, pas një zënke familjare me kushërirët e tyre, ku në vetëmbrojte sipas të dënuarit ka qëlluar mbi kushëririn i cili edhe ka ndrruar jetë. Vëllezërit e Shaban Avdijut që janë të dënuar, të dy kanë plagë të rënda nga kjo përleshje me armë zjarri.

Sot familja e tyre ka nevojë për ndihmën e juaj. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për të përmirësuar sado pak gjendjen aktuale të kësaj familje, duhet të kërkojnë në këtë numër telefoni: 072 689 266

http://www.pacensure.com/2018/04/22/babaim-ne-burg-te-perjetshem-ne-maqedoni-keta-femij-po-vdesin-nga-uria-shperndajeni-ti-ndihmojme-video/

Baby Boo