I dashuri turk i Morena Tarakut i martuar. Poston fotografi me gruan dhe dy fëmijët


Ditëve të fundit, modelja kosovare, Morena Taraku, ka qenë kryefjalë e mediave rozë në Turqi.
Kjo sepse po përflitet se është në lidhje dashurie me një këngëtar 43-vjeçarë, Berdan Mardini.

Lidhja e tyre u bë e ditur pas festës së ditëlindjes të artistit që thuhet se Taraku e organizoi për këngëtarin turk.
Madje, disa media atje thonë se Mardini i ka treguar rrethit të tij të ngushtë se ndjenjën e dashurisë e ka përjetuar vërtetë te Morena.


“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruajnë mediat turke.
Mbi këto lajme modelja shqiptare nuk ka reaguar ende.

Por, së fundi u zbulua se artisti turk është i martuar dhe ka dy fëmijë e që së fundi edhe ka ndarë një imazh familajrë në “Instagram”, derisa edhe e ka etiketuar bashkëshorten.

Baby Boo