I bie shkurt, australiani kalon tetë korsi me veturë dhe përplaset në fund – policia publikon pamjet rrëqethëse (VIDEO)


Policia australiane ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që shfaqin një aksident trafiku që ka mundur të jetë edhe më i rëndë – duke marrë parasysh se kishte shumë vetura në rrugë.
Siç raporton BBC, shoferi dhe fëmija ishin brenda mjetit, por pasi u përplasen me veturë përfunduan në spital me lëndime të lehta trupore.

Në anën tjetër, policia australiane është duke hetuar rastin, ku shihet se si vetura i bie shkurt – duke kaluar nëpër tetë korsi që ishin të mbushura me vetura.
Autoritetet australiane i kanë bërë thirrje të gjithë shoferëve të jenë më të kujdesshëm kur janë në trafik – e në veçanti nëse me vete kanë fëmijë.

Baby Boo