Hyrja e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Bullgari me PCR test


Qeveria bullgare ka vendosur që pjesërisht të lehtësojë masat për hyrje në vend për pesë shtete, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut, me çka shtetasit tanë do të mund të hyjnë në Bullgari vetëm me test PCR negativ.
Përveç nga Maqedonia e Veriut me test PCR jo me të vjetër se 72 orë në Bullgari do të mund të hyjnë edhe shtetas nga Serbia, Moldavia, Izraeli dhe Kuvajti.

Sipas qeverisë bullgare, vendimi për këto lehtësime është kërkesë të sektorit turistik të vendit.
Për dallim nga Bullgaria, Greqia e ka vazhduar ndalesën për hyrje të shtetasve të Maqedonisë së Veriut deri më 31 korrik për shkak të koronavirusit.

Baby Boo