Thaçi: S’mund ta lejoj vendin të mbetet në duar të gabuara


Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për zhvillimet e fundit. Ai ka komentuar çeshtjen e pezullimit të dekretit të tij nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se do ta respektojë cilido të jetë vendimi final.

Thaçi thotë se nuk do ta lejoj vendin të mbetet në duar të gabuara.

‘’Çfardo vendimi të jetë, unë do ta respektoj dhe do të marrë përgjëgjësitë e mia morale dhe kushtetuese. Presim me durim vendimin dhe askush askujt s’mund t’ia mohojë komentimin. S’mund ta lejoj vendin të mbetet në duar të gabuara, pa legjitimitet qytetar. Duhet të punoj për zgjidhje kushteutese dhe ligjore “, theksoi ai.

‘’Nuk mendoj që ka dicka të keqe që Kushtetuesja ka marr vendim në dekretin tim. Duhet të vazhdojmë të respektojmë institucionet  e pavarura dhe të mos ndikojmë dhe kërcënojmë’’, ka thënë tutje Thaçi.

Baby Boo