“Hyrja e ASh-së në Qeveri” – Bela: “Mund të përfundojnë si Alternativa!”


Kryetari i degës së Lëvizjes Besa në Cair, Valon Bela në emisionin “8me2” ka rrëfyer karrierën e tij që nga hapat e para në shoqërinë civile dhe më pas kyçja e tij në politik. Në pyetjen e moderatorit se ASh do të bëhet pjesë e qverisë, Bela tha se është për të ardhur keq.

“Ka zëra të atillë, është për të ardhur keq nëse kjo ndodh, sepse humbet projekti për ta dërguar BDI-në në opozitë. Në Kosove u arritë kjo dhe se termi korrupsion atje është harruar. Alternativa e bëri të njëjtën gjë duke thënë se nëse hyjmë në qeveri do t’i zbardhim rastet e montuara, por ata nuk bën asgjë përkundrazi atyre ju plasën skandalet për korrupsion”, tha Bela./Monitor.mk

Baby Boo