Flipçe flet rreth ri-formatimit të mundshëm të Qeverisë


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i pyetur sot rreth ri-formatimit të Qeverisë dhe zërave se disa ministra do të ndërrohen, u shpreh se duhet të vazhdojnë me punë të gjithë ata që kanë treguar rezultate konkrete, ndërkohë që ky është një proces në të cilin duhet të kyçen edhe partnerët e koalicionit qeveritar.

“Bëhet fjalë për diçka që do të duhet të bisedohet, janë procese politike rreth të cilave bisedohet edhe me partitë e shumicës parlamentare, ashtu që ai proces do të zgjas. Kur të ketë vendime konkrete do të diskutojmë. Duhet të mbetet të punoj ai i cili e gjen veten në punën e ministrit, pa dallim se për cilin resor bëhet fjalë. Ai që ka treguar rezultatet, ndërkohë që janë evidente kriteret për suksese në punë e kështu me radhë. Dhe këtë e bën kryeministri, ashtu që nuk ngarkohem me këtë, por me menaxhimin e pandemisë”, tha Filipçe.

Baby Boo