Husejni: “Pse isha me targa Tetove, më dha një tarifë të lartë”


Gazetari Rahim Husejni sot ka denoncuar publikisht eksperiencën e tij të keqe që ka kaluar, kur një defekti është shfaqur në makinën e tij, pasi Husejni ka ndaluar në një nga autoserviset në Ferizaj.

Për më tepër lexoni postimin e tij të plotë:

-Për në Kosovë udhëtoj çdo javë përshkak punës. Dje ishte njëra prej ditve që shkova por me vete kisha dhe familjen. Rrugës u ndez një dritë e veturës dhe për tu siguruar se çka ishte vendosa ta kontrolloj. U ndala te një servis në Bibaj të Ferizajit, Autoservis Getriebe e që ishte përvoja ma e keqe që kam pas me një shqiptar. Duke e pa se targat ishin të Tetovës, zotriu për kontrollin me kompjuter dhe fikjen e katalizatorit poashtu me kompjuter, më ka zhvatur 50 euro. Ky shërbim edhe në Gjermani kushton 10 euro. Në Kosovë nga zemërgjërësia të thonë ec vlla, nuk duhet asgjë. Por zotria i Autoservis Getriebe deshti me fitu në mënyrë të pandershme, aman besoj që nga sot ka me i ra pishman për veprimin dhe nuk e përsërit më.

P.S. Ky nuk është një postim kundër qytetarëve të Kosovës, por kundër të pandershmive që duan ta njollosin ndershmërinë e shqiptarëve. Denonconi të njëjtit kudo që janë.

Baby Boo