Huseini tregon se cili dokument i ka munguar kompanisë “Besa Trans” për kryerjen e veprimtarisë


Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Rufat Huseini në ClickPlus në TV21 ka nxjerrë një të dhënë të re të padëgjuar deri më tani për sa i takon regjistrimit të autobusit të aksidentuar të kompanisë “Besa trans” Shkup.

Huseini tha se nga Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar 58 raporte për zbatimin e masave anti-Covid te autobusi që u konstatua se nuk ka certifikatë të licencës.
Por, në raporte janë regjistruar targa, që sipas Huseinit, të njëjta targa nuk ekzistojnë.

“Unë kam 58 raporte që më janë dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme për shkelje të protokolleve anti-Covid. Por, shkruan regjistrimi i automjetit, tabela,… por nuk ekziston ky autobus”.

Gazetari: Na e sqaro, tani del se autobusi është i paregjistruar?

“Tani ka kaluar pikën kufitare mbi 130 herë. Unë, kam pranuar 58 raporte prej Ministrisë së Punëve të Brendshme prej Deve Bair dhe janë të gjitha të regjistruara tabelat e automjeteve. Edhe unë e kam këtë tabelë të regjistrimit. Por, por nuk është ky autobus. Tabela e regjistrimit e këtij autobusi nuk ekziston”.

Kujtojmë se autobusi në fjalë u aksidentua më 23 nëntor në Bullgari teksa kthehej nga Turqia. Si pasojë, mori flakë dhe vdiqën 45 udhëtarë dhe u lënduan 7 të tjerë.

Baby Boo