“Hungaria sot”: Departamenti Shtetëror konsideron se Gruevski duhet të ekstradohet

Gazeta hungareze “Nepszava” përsëri kërkoi mendim nga Departamenti Shtetëror për rastin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski pas marrjes së azilit politik nga autoritetet hungareze, përcjelli “Hungaria sot”.

Sigma Doors

Departamenti Shtetëror u përgjigj se kushton vëmendje të veçantë për rastin e Gruevskit, posaçërisht pas azilit. Ata përsërisin pozicionin e më parë, duke theksuar se ish-kryeministri është dënuar me dy vite dënim me burg në proces transparent dhe të drejtë dhe duhet të përgjigjet për vendin e tij.

“Gruevski është i akuzuar edhe për katër vepra penale. Besojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë dhe Gruevski të përgjigjet në kuadër të sistemit gjyqësor të Maqedonisë”, shton Departamenti Shtetëror.

Gazeta rikujton se Gruevski ishte kryeministër në Maqedoni prej vitit 2006 deri në vitin 2016. Më pastaj ai ishte i dënuar për korrupsion, por nuk u paraqit në burg ku duhej të mbante dënimin, shkruan “Hungaria sot” dhe shton se Gruevski në rrjetin e tij social “Facebook” javën e kaluar publikoi se është në Budapest dhe kërkon azil politik.