Humbi këmbët pas shpërthimit me eksploziv, Julian Çela tregon historinë e tij: Pata gjithmonë besim në Zot, shteti t’i ndihmojë njerëzit si unë


Një shpërthim me eksploziv mëngjesin e një dite shkurti në vitin 2014 do t’i ndryshonte jetën. Julian Çela, një i ri nga Gramshi rrëfen për gazetaren Danjela Maloku historinë e tij frymëzuese, teksa një shpërthim eksplozivi në punë do t’i merrte dy gjymtyrët e poshtme dhe sesi gjeti forcën për të rinisur sërish jetën.

“Dua ta nis një natë para shpërthimit, kur me shokët po diskutonim se vullneti I Zotit duhet pranuar pavarësisht se aim und të të japë disa gjëra dhe mund të të marrë disa të tjera. Atë ditë u zgjova për të shkar në punë dhe nuk e përshëndeta familjen. ndërkohë që po shkoja në punë, rruga ndonëse gumëzhinte, mu duk krejt e qetë. Kur ndodhi shpërthimi nuk e dija se çfarë po ndodhte. Preka trupin dhe thashë jam mirë, por kur pashë këmbët, ato kishin ikur njëherë e përgjithmonë. Aty po thërrisja për ndihmë dhe njerëzit nuk po afroheshin se menduan se do kishte shpërthim tjetër. Më mori dikush dhe më dërgoi me makinën e tij. Një zë brenda më thoshte mbahu se jam me ty” tregon Juliani.

Pas tre muajsh nga dita e shpërthimit Juliani shkoi në shtëpi, jo me kënbët e tij, por me një karrocë me rrota. Kjo e bëri atë të humbte shpresat, deri në momentin që mësoi se ka njerëz që kanë humbur këmbët, por mund të ecin nëpërmjet protezave. Mbështetja e tij më e madhe është familja e tij, gruaja Erjola me të cilën përballi çdo sfidë, që nga ardhja në Tiranë, e deri te sakrifica për tu ngritur sërish në këmbë.

“Doktorët thonin që sfida më e madhe do të ishte pasi unë të shkoja në shtëpi. Kthimi në shtëpi ishte shumë I vështirë. Kisha ëndërruar të luaja me djalin, Erjola duhet të kujdesej dhe për mua, do të shtynte edhe karrocën e djalit, por edhe timen”.

Në “Rreze Dielli” Julian Çela tregon edhe momentin kur u ngrit për herë të parë në këmbë, pas vendosjes së protezave në Amerikë.

“Kur kam hedhur hapin e parë, kam thënë ‘Po Zot, unë bashkë me ty mund të eci.” Dhe unë jo vetëm eci, por edhe vrapoj. Kam marrë pjesë në Maratonën e Tiranës, por edhe kam krijuar një skuadër futbolli me njerëz që kanë probleme si unë.”

Në përfundim, Julian Cela, i cili u bë shembull force edhe për të tjerë që fati nuk I ka buzëqeshur gjithmonë, ka dhe një apel për shtetin. Të punësojë personat me statusin invalid dhe t’i mbështesë më tepër këtë kategori.

Baby Boo