Ministri Bekteshi i propozon Qeverisë të anulohet koncesioni në Konjare


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka kërkuar deri në Qeveri që të anulohet eksploatimi i tokës në fshatin Konjare.
Në raportin e përgatitur nga Inspektorët e Ambientit Jetësor dhe të Bujqësisë, thuhet se koncensioneri nuk i’u është përmbajtur vendimit dhe masave për mbrojtjen e ambientit jetësor të përcaktuara nga rregulloret në fushën e mjedisit.

Në Konjare të Mesme, gërryerja e tokës ka filluar që nga viti 2008, e që atëherë banorët kanë protestuar që të ndalet nxjerrja e rërës nga lumi dhe dëmtimi i natyrës.
Muaj më parë edhe ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha në qeveri kishte propozuar që të ndalohet punimet dhe të anulohet koncensioni në Konjare.

Baby Boo