Humb jetën një tjetër gazetar saudit


Një gazetar tjetër disident thuhet se është torturuar dhe ka humbur jetën në Arabinë Saudite. Kështu së paku shkruajnë disa media botërore.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, thuhet se Turki Bin Abdul Aziz Al-Jasser ka humbur jetën prapa grilave një muaj pasi Jamal Khashoggi u ther në konsullatën e Stambollit në mbretëri.

Po sipas këtij mediumi, The New Khaleej ka njoftuar për rastin e Al-Jasser të shtunën duke cituar burimet e të drejtave të njeriut. Raporti nuk është konfirmuar.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se qeveria saudite beson se Al-Jasser fshehurazi drejtoi një llogari në Twitter të quajtur Kashkool, e cila ekspozonte shkeljet e të drejtave të njeriut nga zyrtarët dhe rojet.

 

Baby Boo