Lëndë për ish kryetaren Teuta Arifi në Prokurorinë Themelore -Tetovë


Korsia “hit” e bicikletave e cila “prezantoj” punën joprofesionale të ish udhëheqësisë së Komunës së Tetovës në faqet më të mëdha të humorit në botë, tanimë gjendet në duart e Prokurorisë!

Komuna e Tetovës deri në Prokurorinë Themelore në Tetovë ka dërguar kallëzim penal kundër ish kryetares së Komunës së Tetovës për keqpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë lansimit të “korsive të biçikletave” e cila lëndë është pranuar në Prokurorinë Themelore në Tetovë ku është në shqyrtim e sipër nga ana e Prokurorit!
Njashtu kryetari aktual Bilall Kasami ka dërguar fletparaqitje penale deri tek ish kryetarja e kaluar e komunës së Tetovës Teuta Arifi!

Kujtojmë se një ndër vendimet e para të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami ishte edhe largimi i korsive për biçikleta, ku Kasami deklaroi se të njëjtat janë vendosur në kundërshitim me ligjin, Kasami premtoi se krijimi i shtigjeve për biçikleta do të bëhet konformë ligjit dhe standardeve evropiane.

Kryetarja e atëhershme e Komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se Tetovës për herë të parë i kanë bërë korsi për biçikleta prej 3 kilometrash ku deklaroi se i kanë bërë sipas procedurave adekuateve dhe gjithçka sipas planit.

Lënda aktialisht është në fazë hetimore, Pa Censurë ju mba të informuar!

Baby Boo